Petrit Çarkaxhiu, frontmeni i grupit të famshëm muzikor kosovar, Jericho, ka thënë se do të bëjë një bashkëpunim me reperët e mirënjohur të skenës vendore, Kreshnik Fazliun, të njohur si MC Kresha, dhe Festim Arifin, të njohur si Lyrical Son.
Lajmin Çarkaxhiu e bëri të ditur në emisonin “Pro X” në Kohavision.
“Kemi folur dhe kur ta gjejmë momentin e duhur besoj se do ta bëjmë një këngë të përbashkët, me Jerichon”, ka thënë këngëtari, pasi lavdëroi punën e reperëve kosovarë në fjalë, si dhe grupet e repit si NR e KAOS.
Çarkaxhiu ndër të tjera ka thënë se i dëgjon këngëtarët e gjeneratës së tij, sidomos këngëtarët e gjeneratës së pasluftës, bendet muzikore si Retrovizorja, Cute Babula, Troja e grupe të tjera.
Video: