Showbiz

Përmbytet shtëpia e Draket

Drake

Është përmbytur shtëpia e këngëtarit të njohur, Drake, në Toronto të Kanadasë.

Ai ka ndarë video në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku ka bërë shaka nga vendi i ngjarjes.

“Kjo më mirë do të ishte po të ketë qenë ‘Espresso martini’”, ka shkruar Drake.

@champagnepapi • Instagram photos and videos

Në video, shihet reperi duke ecur në ujin që i mbërrinte tek zogu i këmbës ndërkohë që me fshesë mundohej ta shtynte jashtë dhomës.

Shihej se uji vërshonte dhomën pavarësisht tentimeve për ta ndalur.

Shtëpia 50 mijë metra katrorëshe, të cilën ylli e quan “ambasadë” ishte rregulluar nga vetë ai dhe arkitekti e disenjatori i hapësirave të brendshme nga Kanadaja, Ferris Rafauli.

“Pasi që po e ndërtoja shtëpinë në vendlindje, doja që struktura t’i qëndronte kohës dhe të qëndronte për 100 vjet. Doja të ishte sikur ndonjë monument”, pati thënë Drake për Architectural Digest, në vitin 2020.

VIDEO: