Aktori dhe muzikanti me famë botërore, Will Smith, u shfaq në skenën e festivalit të famshëm “Coachella”, përkrah yllit J Blavin, duke i befasuar të pranishmit me këngën e mirënjohur, “Man in Black”, kolonë zanore e filmit me po të njëjtin emër, shkruan CNN.
Smith, i cili luajti në tre filmat “Man In Black”, të dielën mbrëma, ishte i veshur me kostumin ikonik të zi nga filmi, i cili u bë sinonim për agjentët e këtij filmi, që luftonin me jashtëtokësorët.
Ylli, e përmbylli performancën me një referencë për filmin duke nxjerrë një pajisje për fshirjen e memories dhe duke u zhdukur nga skena po aq shpejtë sikurse kur u shfaq.
CNN për performancën ka shkruar se do të mbetet e pa harruar si për fansat ashtu edhe për vet transmetuesit.
Në franshizën e filmave “Men in Black”, Smith luan rolin e agjentit J, një ish-detektiv i departamentit policor të New Yorkut, i cili rekrutohet për të shërbyer në një organizatë sekrete e cila merret më të gjitha çështjet e jashtëtokësorëve. Aktori ka luajtur përkrah yllit Tommy Lee Jones.
Kënga në fjalë ishte pjesë albumit “Big Willie Style”, të Smithit, për të cilën ai fitoi çmimin “Grammy” në vitin 1998.