Pak pasi njoftoi publikisht për shtatzëninë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar një këngë dedikuar djalit.
“Për ty” titullohet projekti i publikuar të shtunën.
Kënga është produkt i Deard Sylejmanit. Vetë këngëtarja është kujdesur për muzikën dhe melodinë, për të cilat është ndihmuar nga Indrit Dode dhe Rron Kai.
Dafina u martua në tetor me Kreshnik Gjergjin.