Aktorja, Halle Berry, ka pozuar pa të brendshme ndërkohë që mbante në dorë dy mace, për ta festuar 20-vjetorin e lansimit të filmit të famshëm "Catwomen".
57 vjeçja ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, me dy mace të zeza, të cilat mbulonin gjoksin e saj.
“Dhe ende... Meaw! Kanë kaluar 20 vite që kur pata nderin ta luaja këtë karakter. Ajo do të jetë gjithnjë afër zemrës time dhe gjithnjë do të jem Patienc Phillips, e njohur si Catwomen”, ka shkruar aktorja.
Në vitin 2004 ajo luajti rolin kryesor në këtë film.
Macat që shihen në postim, janë ato që ajo i kishte shpëtuar në muajin qershor të cilat i quajti Boots dhe Coco.
“I gjeta këto dy mace në oborrin tim bashkë më dy vëllezërit e tyre dhe nënën”, pati shkruar Berry në Instagram.
