Showbiz

Për bamirësi në Festën e Falënderimeve, Ben Affleck bashkohet me ish-gruan

Ben Affleck

Ben Affleck

Foto: Associated Press

Akori i njohur, Ben Affleck, është bashkuar me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, për të ju ofruar ushqim të pastrehëve për nderë të Festës së Falënderimeve.

Ngjarja e bamirësisë është mbajtur në Los Angeles dhe aty kanë marr pjesë shumë personalitete të famshme, ka shkruar Deadline.

Çifti, që ishte i martuar prej vitit 2006 deri më vitin 2018, kanë ndihmuar për t’i ushqyer qindra të pastrehë, bashkë me fëmijët e tyre.

Affleck e Garner, bashkë me aktoren Sarah Paulson kanë pozuar për fotografët e pranishëm në panairin e rrugës, ku po shpërndaheshin shumë shujta.

Pamjet:

Organizata bamirëse  “The Midnight Mission”, e cila vepron në zonën Skid Row të Los Angelesit, e ka bërë traditë që të marrë të famshëm e vullnetarë për të shërbyer mijëra shujta për të pastrehët me rastin e Festës së Falënderimeve.