Showbiz

“People” shpall John Krasinskin “burrin më tërheqës”

People sexiest man alive

Revista "People" në nëntorin e çdo viti shpall "Sexiest man alive", këtë vit fitues është aktori John Krasinski

Revista prestigjioze “People” e ka shpallur aktorin John Krasinski, si burrin më tërheqës për vitin 2024.

Lajmi se Krasinski u kurorëzua më këtë titull, u bë i ditur në emisionin “The Late Night Show with Stephen Colbert”. 

Revista, ne llogarinë zyrtare në rrjetin social X (ish-Twitter), ka ndarë një fotografi të ballinës së revistës.

Pasi ka dhënë lajmin në emisionin e tij, Colbert me shaka u shpreh kinse i nervozuar që nuk e mori titullin në fjalë, ndërkohë që Krasinski e ngushëllonte.

“Është në rregull, nuk je ‘burri më tërheqës’ por kujt i intereson? Kush është? Përveç meje”, i ka thënë aktori.

Krasinski është i njohur për rolin që ka luajtur në serialin e mirënjohur “The Office” për nëntë sezone. Ai gjithashtu, në vitin 2018 ka bërë regjinë dhe ka luajtur në filmin “A Quite Place”, përkrah gruas së tij, aktores Emily Blunt.

Krasinski dhe gruaja e tij, Emily Blunt

Krasinski epitetin “burri më tërheqës” e mori pas yllit të serialit “Grays Anatomy”, Patrick Dempsey, i cili e mbajti këtë titull vitin e kaluar.

Lista e fituesve në të shkuarën sipas "People":

2023: Patrick Dempsey.
2022: Chris Evans.
2021: Paul Rudd.
2020: Michael B. Jordan.
2019: John Legend.
2018: Idris Elba.
2017: Blake Shelton.
2016: Dwayne "The Rock" Johnson.