Avokati i reperit P.Diddy, Marc Agnifillo ka konfirmuar se reperi po planifikon të dëshmojë në gjyqin që do të mbahet kundër tij.
Në një video nga dokumentari që ka bërë TMZ, për P.Diddyn, “The Downfall of Diddy: The Indictment”, Agnifillo ka thënë se nuk e di nëse do të mundet ta bind reperin që të mos dëshmojë.
“Mendoj se është shumë i etur për ta treguar historinë e vet”, ka thënë avokati.
Comb së fundmi është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave kundër tij, përfshirë shatntazhin, përndjekjen e personave për të marrë pjesë në prostitucion, trafikim seksual e dhunë.
Agnifillo gjithashtu ka sugjeruar se klienti i tij dëshiron të flasë rreth videos, ku shihet duke sulmuar fizikisht ish - të dashurën e tij, Cassie Ventura, në një hotel në vitin 2016.
“Mendoj se do të tregojë çdo pjesë të historisë së tij, përfshirë atë së çfarë shihet ne video”, ka thënë Agnifillo.
Lirimi me kusht, Combsit, i është mohuar dy herë. Ai ka bërë apel për lirim më kusht duke ofruar 50 milionë dollarë dorëzani.
Sidoqoftë, pas një debati të gjatë nga ligjvënësit nëse Combs paraqet rrezik për arratisje, gjykatësja Robyn Tarnofsky ka bërë të ditur se ylli do të mbetet në paraburgim deri sa të fillojë gjykimi i tij për trafikim seksual.
Agnifillo pati thënë se klienti i tij është i vendosur ta tregojë pafajësinë.
“Ai do ta luftojë këtë. Ai është i pafajshëm. Ai erdhi në New York ta tregojë pafajësinë e tij. Ne besojmë në të me gjithë zemër. Ai nuk i ka bërë këto gjëra. Nuk ka shantazh e as një krim”, pati thënë avokati.