Showbiz

P.Diddy fshin gjithçka nga Instagrami, përfshirë kërkim faljen ndaj Cassiet

P.Diddy

P.Diddy

Foto: Associated Press

Sean "Diddy" Combs ka fshirë të gjitha postimet nga instagrami i tij – duke përfshirë kërkim faljen e tij të bërë në muajin maj për ish-të dashurën, Cassie Ventura, pasi u publikuan pamjet që tregonin se ai kishte sulmuar fizikisht këngëtaren e hitit “Me & U”.

Themeluesi i Bad Boy Records, 54 vjeç gjithashtu nuk ka postuar në profilin e tij në X që nga 4 shkurti, por profili mbetet ende aktiv. Llogaria e tij në Threads gjithashtu mbetet aktive, por ai nuk ka qenë aktiv në faqe që nga gushti i vitit 2023.

Pastrimi i Instagramit vjen vetëm disa javë pasi manjati i muzikës raportohet se i kishte munguar në mbrëmjen e maturës për vajzat e tij binjake 17-vjeçare, Jessie dhe D'Lila, në maj.

TMZ gjithashtu raportoi se ai nuk ishte i pranishëm në diplomimin e vajzës Chance në Los Anxhelos.

Raportohet se Diddy po përpiqet të qetësohet mes problemeve të tij ligjore, të cilat filluan të gjitha në nëntor të vitit 2023, kur ish-e dashura, Ventura e akuzoi atë për përdhunim dhe dhunë fizike.

Në kohën ndërmjet padisë së Venturës dhe rrjedhjes së videove të vëzhgimit, Combs u godit gjithashtu me një padi 30 milionë dollarë nga producenti muzikor Lil' Rod, si dhe padi të tjera nga individë të shumtë për sulme seksuale.

Së fundmi, ish-modelja April Lampros ngriti një padi duke akuzuar manjatin e muzikës për drogë dhe përdhunim kur ajo ishte studente në Institutin e Teknologjisë të Modës në New York.

Combs ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje përmes avokatit të tij.