Showbiz

Paul McCartney është muzikanti i parë miliarder në Britani

Paul McCartney

Paul McCartney

Artisti i mirënjohur, Paul McCartney, është muzikanti i parë britanik që është bërë miliarder.
Legjenda e grupit muzikor “The Beatles”, i cili më 2023 shtoi 50 milionë funte britanike në pasurinë e tij. Tani ai ka pasuri prej 1.27 miliardë funte britanike.

McCartney ka zënë një ndër vendet e para në listën e më të pasurve të publikuar nga “Sunday Times”, duke ju falënderuar turneut të tij “Got Back” të cilin e mbajti gjatë vitit 2023, rilansimin e dy albumeve përmbledhëse të këngëve të grupit “The Beatles” si dhe këngës “Blackbird” që e ripërpunoi artistja Beyonce, në albumin “Cowboy Carter”, raporton AP.

Ai më parë ishte listuar si një ndër më të pasurit në vitin 2022, kur pasuria e tij u vlerësua me 865 milionë funte britanike dhe në vitin 2023 ai pati 950 milionë funte britanike.

Artistin e mirënjohur, Elton John, turneu “Farewell Yellow Brick Road”, e ka ndihmuar të fitojë 470 milionë funte britanike dhe u listua para këngëtarit të mirënjohur të grupit muzikor “Rolling Stones”, Mick Jagger si dhe Keith Richrds me 415 milionë funte britanike.

Të tjerë emra të njohur në listën e me të pasurve të prestigjiozes Times sivjet, janë Andrew Lloyd Webber, me 515 milionë funte, 100 milionë funte më shumë se sa Simon Cowell e çifti, David dhe Victoria Beckham me 455 milionë funte.

Në listën e Times, që bëri për 40 persona ndër 40 vjeç, bëjnë pjesë Duka i Westminsterit, Hough Grosvenor, me pasuri prej 10.1 miliardë, i cili pasohet nga të tjerë të famshëm si Lewis Hamilton, me 350 milionë funte, Ed Sheeran, me 340 milionë funte, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa me 90 milionë funte britanike, Anthony Joshua me 175 milionë, Harry Styles po ashtu me 170 milionë, si dhe Adele.