Showbiz

Paris Hilton tregon se çka e bëri atë të jetojë si një “Barbie” e jetës reale

Paris Hilton

Paris Hilton (Foto: Instagram)

Ylli i Hollywoodit, Paris Hilton, e cila u bë e njohur për shkak të pasurisë që trashëgoi nga familja e saj, ka thënë se u shndërrua në një kukull “Barbie” dhe se ka bërë jetë të përsosur pas një traume nga adoleshenca. 

“Pas disa gjërave që kam përjetuar në adoleshencë, që ishin aq traumatike saqë kur dola nga ato ngjarje, thash me vete se nuk dua t’u rikthehem më asnjëherë që t’i përjetoj këto ndjenja. Më pastaj krijova një karakter timin që ishte perfekt si një lloj kukulle ‘Barbie’”, ka thënë Paris të hënën, ndërsa po fliste në samitin “A Day Of Unreasonable Conversation” në qendrën Getty në Los Angeles, raporton FemaleFirst.

43-vjeçja ka shpjeguar se përjetoi ngjarje traumatike pasi u bë cak i sulmeve e torturave verbale e sulmeve seksuale, emocionale e psikologjike sa ishte nxënëse përgjatë viteve të 90’-ta.

Tani ajo i kujton këto ngjarje vetëm për të parë se ku ka mbërritur duke u munduar t’i tejkalojë traumat përmes shndërrimit në person të përsosur si “Barbie” e jetës reale.

“Vetëm tani që jam një person i rritur e kam kuptuar se kjo që ka ndodhur në brendinë time është si një lloj përgjigje ndaj asaj traume që përjetova. Të pasurit aq shumë dhimbje nga ajo që kam përjetuar, krijova një karakter në brendi, të cilit nuk i duhej të mendonte për këto gjëra fare. Pastaj përfundova duke marrë pjesë në emisionin ‘The Simple Life’ dhe përnjëmend mu desh ta luaj rolin e këtij karakteri dhe e gjithë bota po e shikonte, pastaj njerëzit supozonin se ajo isha unë në të vërtetë”, ka thënë ylli.
Ajo më parë pati thënë se si pasojë e këtyre traumave frikësohej të flinte sepse do të përfundonte duke pasur ankthe të tmerrshme. 

“Derisa nuk e tregova historinë time publikisht tre vjet më parë, unë frikësohesha të flija. Do të doja të kisha mundësi t’i filmoja ëndrrat që kisha e të ju tregoja se si ishin. Ishin të tmerrshme dhe jam shumë mirënjohëse që jam futur në rrugën e shërimit e që nuk i shoh më ato ankthe çdo natë”, pati thënë Paris për The Daily Telegraph. 

Ajo pati thënë gjithashtu se ka zgjedhur të bëjë fëmijë përmes një surrogateje sepse “nuk do të ishte mirë që një bebe të rritet në barkun e një nëne që ka kaq shumë ankthe”.

Paris Hilton është e martuar me Carter Reum, dhe ka dy fëmijë. Tani ajo avokon për të drejtat e shumë adoleshentëve që janë të abuzuar.