Showbiz

Paris Hilton tregon arsyen pse do të jetë strikte me fëmijët e saj

Paris Hilton

Paris Hilton

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Paris Hillton, ka thënë se do të jetë strikte me fëmijët e saj kur bëhet fjalë për përdorimin e telefonave, sepse beson se në ditët e sotme fëmijëve po u mundësohet përdorimi i tyre në moshë shumë të hershme.

43 vjeçja, e cila ka dy fëmijë, djalin Phoenix dhe vajzën London me bashkëshortin Carter Reum, ka thënë se do të presë që ata të rriten pak në mënyrë që t’i lejojë t’i përdorin telefonat dhe se do t’i mbajë larg përdorimit të rrjeteve sociale.
 

Paris Hilton me fëmijët dhe burrin

“Shpresoj që të mësojnë shumë ashtu si babai i tyre dhe të mos duan të kenë të bëjnë asgjë me rrjetet sociale. Do të mundohem të mos u jap telefonat për një kohë. Shumë fëmijëve iu lejohet përdorimi i telefonave në moshë të hershme dhe ka shumë gjëra në internet të cilave nuk do të doja që fëmijët e mi t’u ekspozoheshin. Nuk kam menduar kurrë se do ta them këtë, por do të bëhem nënë strikte”, ka thënë Paris për WSJ.

Ajo gjithashtu ka thënë se nuk do t’i lejojë fëmijët t’i përdorin telefonat apo pajisjet tjera elektronike, sepse sipas saj, në ditët e sotme fëmijët nuk po kalojnë shumë kohë duke luajtur jashtë.

”Dua që ata të jetojnë në një botë jashtë rrjeteve sociale dhe telefonave. Shumica e fëmijëve nuk po dalin më jashtë të luajnë sepse të gjithë janë të zënë nëpër telefonat e tyre”, ka thënë ndër të tjera ylli.