Ylli televiziv, Paris Hilton, ka thënë se po e ka të vështirë të ju bëjë dhurata fëmijëve të saj për festat e fundvitit, sepse sipas saj, ka shumë zgjedhje.
43 vjeçja, e cila ka djalin Phoenix 23 muajsh, e vajzën London, 13 muajshe, me bashkëshortin Carter Reum, ka thënë se ka shumë lodra që do të donte t'i blinte për fëmijët, e nuk po mund të përcaktohet vetëm në një.
“Është e vështirë sepse ka shumë lodra të mira e gjithnjë po them ‘do ta doja edhe këtë’”, ka thënë ylli për E! News.
Por megjithatë ajo ka vendosur që vajzës t'i bëjë dhuratë një veturë për fëmijë “Hally Kitty” dhe një tjetër “Barbie” dhe ka pranuar se është e “obsesionuar” me veturat lodra për fëmijë.
“I ngas këto vetura bashkë me fëmijët nëpër shtëpi. Jam e obsesionuar”, ka thënë Hilton.
Ajo ka thënë se bërjen e dhuratave e ka mësuar nga nena e saj, të cilës i referohet si “mbretëresha e Krishtlindjeve”, pasi ka thënë se asaj i pëlqen të bëjë dekorime të bukura.
“Shtëpia ime zbukurohet gjithkah dhe për këtë e falënderoj, nënën time Kathy Hilton, ajo është personifikim i Krishtlindjeve. Unë jam kjo që jam falë saj”, ka thënë tutje Hilton.
Ajo gjithashtu është shprehur se prej se është bërë nënë, koha po ecën shumë shpejt dhe se po dëshiron t'i shijojë të gjitha momentet.
“Dua tii shijojë të gjitha momentet e bukura e të jem sa më shumë që të mundem me fëmijët e mi”, ka thënë ylli.