Showbiz

Paris Hilton dëshmon në Kongresin Amerikan për abuzimin gjatë adoleshencës

Paris Hilton kundër abuzimit të adoleshentëve

Paris Hilton kundër abuzimit të adoleshentëve

Ylli televiziv, Paris Hilton, ka bërë thirrje për ndryshim në njësitë e objekteve të banimit për adoleshentët, ku dërgohen për përmirësim të sjelljes dhe ka ndarë eksperiencën e saj që pati me abuzimin kur ishte adoleshente. 

Ajo këtë e ka bërë përballë një komisionit të Kongresit të SHBA-së, raporton BBC.

Paris Hilton

Hilton ka thënë se i janë dhënë medikamente me forcë dhe ka përjetuar dhunë seksuale nga stafi i objektit privat të banimit të adoleshentëve ku ishte dërguar të qëndronte.

Dëshmia e saj vë dritë mbi institucionet që mbikëqyrin adoleshentet e ashtuquajtur “problematikë”, ku përfshihen ato që kanë për synim përmirësimin e sjelljeve të tyre.

Paris Hilton

Ylli më parë ka folur për traumën që ka përjetuar kur u dërgua në njërën nga këto njësi kur ishte 16 vjeç dhe prindërit e saj filluan të shqetësoheshin për sjelljen e saj.

Hilton u kërkoi ligjvënësve të riautorizojnë një lloj akti që siguron financim për çështjet e mirëqenies së fëmijëve dhe të miratojnë ligjin për ndalimin e abuzimit të fëmijëve nga institucionet.

Paris Hilton

Biznesmenja e njohur amerikane është avokuese e hapur për fëmijët që dërgohen në institucione për rregullimin e sjelljes si dhe atyre që tashmë ndodhen në sistemin e kujdestarisë.