Ylli i njohur televiziv, Pamela Anderson, ka treguar se çfarë e ka shpëtuar që të mos përfundonte si ylli i muzikës, Amy Winehouse.
57 vjeçja kaloi kohë të vështirë pasi një videoje intime, në të cilën shihej me ish-burrin e saj Tommy Lee, kishte dalë online në fund të vitit 1990 dhe më vonë pati pranuar se kishte dashur të bënte vetëvrasje ndërkohë që e krahasoi famën e vet me atë të Winehouseit, e cila vdiq në vitin 2011 në moshën 27 vjeçe nga helmimi me alkool.

Kur u pyet nga gazetarja e revistës Glamour se a do të mund të përfundonte edhe ajo sikur Amy, ylli u përgjigj duke thënë “Definitivisht”.
“Por ajo që më ka shpëtuar nga një fat i tillë ishin djemtë e mi. Pa ta nuk do të mund të isha aq e fortë. Për ta e pata lënë Tommyn, ani pse jam martuar me të tjerë njerëz, qëllimi im ka qenë që të krijoja një familje për ta”, ka thënë Anderson.
Ajo ka treguar tutje se krijuesja e hitit “Back to Black”, pati shkuar në shown e saj në Las Vegas.
“Amy pati ardhë në një nga showt e mi në Las Vegas. Ende e kam xhaketën e saj që në xhep kishte tiketën e atij show”, ka thënë Anderson.

Legjenda e PlayBoyit, e cila ka kohë të gjatë që nuk e përdor më alkoolin, gjithashtu ka cekur se është aktiviste për organizatën e të drejtave të kafshëve PETA duke pranuar se kjo gjë është një tjetër element që e shpëtoi.
“Më bëri të ndihem më mirë, të ndihmoja kafshët e të ndihmojë njerëzit. Më bëri të ndihem më mirë pas tërë asaj që shkruhej për mua nëpër media dhe mendova ta shfrytëzojë famën. Nëse do të më çonte tek presidentët e tek kryeministrat atëherë në rregull është. Ajo që donin ata, në disa shtete, ishte një puthje në faqe, apo të ju nënshkruaj autografe, kurse unë doja të ndryshoja ligje për kafshët dhe kështu do të merrnim çfarë donim”, ka thënë tutje Anderson.