Ylli i njohur i Hollywoodit, Pamela Anderson është shprehur falënderuese dhe mirënjohje pas marrjes së nominimit të saj të parë për çmim "Golden Globe" për rolin në filmin “The Last Showgirl”.
Aktorja 57-vjeçare është nominuar në kategorinë “Performanca më e mirë e një aktoreje në një film dramë”, për rolin e saj si Shelley.
“E ndaj këtë nominim të bukur me ‘familjen Last Showgirl’, familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi të palodhur në këtë udhëtim interesant. Nuk është kurrë vonë për të ëndërruar, për të nisur sërish, për të qëndruar të hapur ndaj mundësive, nuk jemi të gjithë kaq të lumtur”, ka thënë Anderson në një deklaratë për revistën People.
Ajo ka theksuar se ndihet shumë e lumtur për këtë moment të ri në karrierën e saj dhe e konsideron këtë si “fillim” të saj në industrinë e filmit.

Anderson ka treguar gjithashtu se ndihet si “e destinuar për këtë”, dhe shpreson që të mund të realizojë më shumë projekte në të ardhmen.
Megjithatë, ajo ka pranuar se ishte shumë e vështirë për të që të shikonte veten në ekranin e madh për herë të parë.
“Kjo është hera e parë që e kam parë veten në ekran të madh duke luajtur në një film”, ka thënë ajo për Entertainment Weekly.
Aktorja ka shtuar se kur ka qenë e vogël, ishte shumë e turpshme dhe nuk kishte guxim të ndjekë ëndrrat e saj në aktrim, por ndërsa rritej, ishte bërë kureshtare të punonte për këtë.
Ylli ka thënë se është e kënaqur me vendin ku ka arritur tani dhe e shikon këtë si një pikënisje të re për karrierën e saj.
“Ndihem sikur kjo është ajo, të cilën jam e destinuar të bëj, prandaj shpresoj të bëj më shumë. Mendoj se ky është vetëm fillimi i karrierës time”, ka thënë ndër të tjera ajo.