Showbiz

Pamela Anderson: E pata të vështirë t’i lexoja ditarët e vjetër

Pamela Anderson

Pamela Anderson

Aktorja e famshme, Pamela Anderson, ka thënë se e pati të vështirë t'i lexonte ditarët e saj të vjetër para se të shkruaj librin memoar “Love, Pamela” dhe të lansojë dokumentarin për jetën në platformën transmetuese “Netflix”.

57 vjeçja, e cila ka dy fëmijë me ish-burrin, Tommy Lee, ka thënë për revistën "Better Homes and Gardens", se e pati shumë të vështirë ta lexonte të kaluarën nëpër ditarët e saj të vjetër, ndërkohë që po punonte në dokumentar me djalin e madh, Brandonin.

“Brandon ishte me mua si producent duke më ndihmuar t’i bëj bashkë disa pjesëza të jetës time nga e kaluara në dokumentarin e Netflixit. Po shikonim të gjithë ditarët e mi që i kisha ruajtur dhe kjo gjë ishte e dhimbshme për mua”, ka thënë Pamela.

Përveç kësaj, ajo ka thënë se kjo eksperiencë i është dukur “shëruese” në njëfarë forme.

“Nuk e planifikova këtë eksperiencë ‘shëruese’, por ndërsa ditët kalonin, kjo ka ndodhur. Mu duk sikur shkova sërish në atë kohë që të përballesha me disa gjëra e t'i fshija nga kujtesa”, ka sqaruar aktorja.

Ndërkohë ajo më parë pati pranuar se ka mësuar t’i pranojë të metat që ka, pasi ka kohë që shfaqet në publik pa grim.

Ajo pati thënë se nuk mendonte se do ta vinte re dikush, sepse ishte duke e bërë për vete, pa ndonjë qëllim të caktuar dhe shpresonte se do t'i inspirobte edhe gratë e reja ta bënin këtë.

“Në njëfarë mënyre po e bëj për vajzat. Me këtë botë me rrjete sociale, është e lehtë të biesh në kurth e ta krahasosh veten me të tjerët. Të metat që kemi na bëjnë njerëz, na bëjnë të veçantë. Ndryshimet na bëjnë më interesant”, pati thënë ylli.