Showbiz

Pamela Anderson: E dija që mund të bëja më shumë

Pamela Anderson

Pamela Anderson

Foto: Associated Press

Pamela Anderson, aktorja e njohur e cila bëri famë me rolin e saj si C.J. Parker në serialin e njohur “Baywatch” gjatë viteve '90, tash po bën bujë me rolin e saj në filmin e ri “The Last Showgirl”.

Anderson ka thënë se ky projekt i ka dhënë mundësinë që ta tregojë talentin e saj në një mënyrë të re dhe më të thellë, përtej asaj që e njihte publiku deri tani.

“Gjithmonë kam menduar se isha në gjendje të bëja më shumë sesa vetëm të vrapoja në një kostum plazhi”, ka thënë ajo në një intervistë për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ka raportuar  Female First.

57 vjeçja ka theksuar se ky rol i ka dhënë mundësinë të shfaqë më shumë nga ajo që ka si aktore.

“E shndërrova këtë mundësi në diçka të madhe dhe jam shumë e lumtur që të gjithë po e pëlqejnë, edhe pse ende nuk ka dalë në kinema. Do të dalë të premten, kështu që shpresoj që të gjithë të shkojnë ta shohin”, ka thënë ajo.

“The Last Showgirl” është një film i xhiruar në vetëm 18 ditë në Las Vegas dhe përveç Andersonit, në të luajnë edhe aktorët Jamie Lee Curtis, Dave Bautista, Brenda Song dhe Billie Lourd.

“Është një film i pavarur. E xhiruam në 18 ditë në Las Vegas, kështu që presionet ishin të larta. Ishte vërtetë e pabesueshme”, ka thënë tutje Anderson.

Ky projekt ka shënuar një pikë kthese në karrierën e saj, e cila tani ndihet më e vlerësuar si aktore.

“E lexova dhe e dija që duhet ta bëja. Ishte shumë emocionuese, pastaj ndryshova edhe agjencinë që më përfaqësonte”, ka shpjeguar ylli, tha për “PEOPLE”. 

Anderson gjithashtu ka thënë se ky film i dha mundësinë të krijojë një marrëdhënie me një agjent të ri që beson tek ajo.

“Nuk kisha një agjent të fortë ose dikë që të kishte vizion dhe besim tek unë. Tani kam, por vetëm për shkak të  filmit ‘The Last Showgirl’. Duhet të kesh një projekt në të cilin mund të investosh dhe të tregosh se je më shumë se ajo që të kanë kategorizuar”, ka shtuar tutje Anderson.