Ylli televiziv, Kim Kardashian, është paditur nga përfaqësuesit e disenjatorit të ndjerë të mobileve Donald Judd.
Kim pati thënë se disa tavolina të saj janë të dizajnuara nga Judd, gjë që përfaqësuesit e tij e mohuan, duke ngritur padi kundër yllit, ka raportuar The New York Times.
Në videon që Kim pati postuar për të treguar brendësitë e zyrave të kompanisë së saj “Skkn by Kim”, ajo pati përmendur se disa nga mobilet në kuzhinën e zyrës “La Mansna Table”, “Table 22” dhe “Chair” janë autentike të Juddit.
Videoja në fjalë është fshirë nga platfroma “YouTube” të mërkurën, pasi u ngrit padia.
Por organizata joqeveritare që menaxhon trashëgiminë e disenjatorit, ka deklaruar se seti i ngrënies nuk është krijim autentik i tij dhe ka ngritur padi kundër Kimit të mërkurën, duke e akuzuar për pretendime të pasakta.
Në padi thuhet se tavolinat në fjalë i ka krijuar kompania “Clements Design”, duke kopjuar stilin e Juddit.
Fondacioni Judd në padi akuzon këtë kompani për vjedhje të të drejtave autoriale.
Ndërkohë ky fondacion, në vitin 2022, tri ditë pas publikimit të videos i kishte kërkuar Kimit që ta tërhiqte menjëherë atë dhe të bënte një “kërkimfalje zyrtare për çështjen”.
Kompania “Clements Design” ka argumentuar se mobilet në fjalë kanë dallim nga ato që ka krijuar Donald Judd, ndërkohë që në faturim i kanë përshkruar ato si “të stilit të Donal Judd”.
“Janë kualitet më i ulët se sa kualiteti i mobileve të Donal Juddit. Ne nuk duam të përzihemi me Kim Kardashianin. Ne e respektojmë atë që bën ajo, por nuk duam të përfshihemi me këtë”, ka thënë Megan Bannigan, avokatja përfaqësuese e Fondacionit Judd.