Reperi i njohur, P. Diddy, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, ka marrë një padi të re nga një person 39 vjeçar, i cili e akuzon për ngacmim seksual.
Paditësi anonim, i cili tani jeton në Georgia, ka thënë se reperi e ka sulmuar në njërën nga ndejat, në një shtëpi glamuroze në New York, pasi i kishte dhënë alkool për të konsumuar.
“Pasi konsumoi pijen, i dëmtuari kishte filluar të ndihej i çorientuar dhe kishte filluar të humbiste kontrollin mbi trupin e tij dhe të humbë vetëdijen”, thuhet në padinë, e cila është ngjashme me paditë tjera të viktimave të pretenduara, ka shkruar ABC News.
Paditësi ka shpjeguar se kur u këndell e gjeti veten në një dhomë gjumi të errët me mure të zeza e çarçafë të zinj duke thënë se çdo gjë përreth tij ishte e errët ndërkohë që ishte tmerruar kur e ka parë Diddyn mbi të.
Në një deklaratë dhënë të martën për ABC News, avokatët mbrojtës të Diddyt, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, kanë folur për padinë bërë kundër avokatit, Tony Buzbee, i cili është përfaqësues i gati 120 viktimave të pretenduara të Combsit.
“Padia kundër Tony Buzbee, ekspozon bagazhin e tij të padive kundër z.Combs për atë që janë: një breshëri akuzash të paturpshme, të dizajnuara për të kërkuar famë dhe për t’i zhvatur të famshmit, të cilët kanë frikë se po ju ndyhet emri përmes gënjeshtrave, ashtu siç ka ndodhur me z. Combs”, thuhet në deklaratën e avokatëve.
Sa u përket krimeve seksuale për të cilat akuzohet Combs, avokatët e tij më parë patën deklaruar se ai është i pafajshëm dhe nuk i ka bërë dëm askujt duke thënë se “e vërteta do të vihet në dritë në gjykatë: që z. Combs nuk e ka sulmuar seksualisht askënd dhe se nuk ka trafikuar askënd, burrë apo grua, të rritur apo të mitur”.
Sean Diddy Combs ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut dhe akuzohet për krime të rënda seksuale. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh amerikan.
Gjyqi ndaj tij pritet të fillojë në muajin maj të vitit të ardhshëm.