Showbiz

P Diddy deklarohet i pafajshëm për aktakuzën e re

P DIddy

Sean ‘Diddy’ Combs është deklaruar i pafajshëm të premten për aktakuzën e re, e cila pretendon se ylli i hip-hopit i detyroi punonjësit të punon me orë të gjata dhe i kërcënonte me ndëshkim nëse nuk e ndihmonin në skemën e trafikimit seksual prej dy dekadash, shkruan “The Guardian”.

Gjykata Federale e Manhattanit e ka caktuar gjykimin për 5 maj.

Combsi më herët u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për konspiracion për zhvatje, trafikim seksual dhe transportim me qëllim të përfshirjes në prostitucion.

Sipas aktakuzës së re, Combsi dhe bashkëpunëtorët e tij “ruanin kontrollin” mbi disa punonjës duke i detyruar të punonin me orë të gjata me pak gjumë, nëpërmjet përdorimit ose kërcënimeve për të përdorur forcë fizike, dëm financiar, dëm psikologjik dhe dëmtim të reputacionit.

Avokati mbrojtës i Combsit, Marc Agnifilo, ka thënë se klienti i tij nuk ka detyruar askënd që të përfshihet në akte seksuale kundër vullnetit.

Prokurorët e zyrës së prokurorit të Manhattanit në SHBA kanë thënë se Combsi përdori perandorinë e tij të biznesit, duke përfshirë kompaninë diskografike, Bad Boy Entertainment, për të abuzuar seksualisht me gratë midis viteve 2004 dhe 2024.

Combsi gjithashtu përballet me dhjetëra padi civile nga gra dhe burra që e akuzuan atë për sulme seksuale dhe sjellje të tjera të pahijshme. Ai ka mohuar të gjitha keqbërjet. Aktualisht, është në burg.