Artistja e mirënjohur e Hollywoodit, Olivia Munn, pasi u diagnostikua me kancer në gji, përveç gjinjve, hoqi edhe mitrën e vezoret si pjesë e trajtimit të kancerit agresiv në gji.
“E kam hequr mitrën e vezoret. Ishte një vendim i vështirë për t'u marrë, por ishte më i miri për mua sepse më duhej të isha prezent për familjen time. Shoqëria më ngushëllonte duke më thënë se ‘Malcomit nuk do t'i kujtohen këto’. Por, pastaj mendoja se mua do të më kujtohen, është fëmijëria e tij, por edhe mëmësia ime dhe nuk dua të humbas asgjë”, ka thënë Munn për revistën Vogue.
Munn ka thënë se më parë ka vendosur t'i ngrijë vezoret menjëherë pasi u diagnostikua me kancer, sepse ajo dhe burri i saj nuk mendonin se kanë mbaruar së zgjeruari familjen.
“Pas diagnostikimit tim vendosëm të provonim t'i ngrinim edhe një rund vezësh. John dhe unë kemi biseduar shumë rreth kësaj dhe nuk kemi mbaruar së zgjeruari familjen, por nuk e di a do të duhet të bëj kimioterapi apo rrezatim. Në moshën time, e shëndetshme është vetëm një në 10 vezë dhe po shpresojmë të bëjmë një embrion nga ajo”, ka sqaruar ylli.
43 vjeçja është diagnostikuar me "Luminal B", një kancer shumë agresiv, i cili ia ka sulmuar dy gjinjtë.
Olivia Munn dhe partneri i saj, komediani John Mulaney janë bashkë që nga viti 2021 dhe kanë një djalë.