Showbiz

Olivia Munn: Pasi u bëra nënë, isha gati ta lija aktrimin

Olivia Munn

Olivia Munn

Foto: Associated Press

Aktorja Olivia Munn ka rrëfyer për Los Angeles Times se ishte gati ta linte përfundimisht aktrimin pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Malcolm. Ajo ka treguar se në atë kohë kishte filluar të përjetonte sulme ankthi dhe nuk e shihte më veten përballë kamerës.

“Thirra agjentët dhe menaxherin tim dhe u thashë: ‘Jam gati, nuk dua më të jem përpara kamerës. Mos më propozoni për asgjë’”, ka kujtuar ajo.

Munn, 44 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, që i ka me komedianin John Mulaney: Malcolmin, tre vjeç, dhe Mein, gjashtë muajshe.

Por vendimi i saj ndryshoi kur iu ofrua roli i Sam, një gruaje të divorcuar, në filmin “Your Friends and Neighbors”. Ajo e pati pranuar rolin, por shumë shpejt pas kësaj kishte morrë lajmin se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Pas trajtimit dhe pesë operacioneve, ajo e realizoi rolin. Megjithatë, ka pranuar se kishte pasiguri sidomos për skenat intime në film.

“Kisha shumë ankth për skenat intime sepse kam shumë plagë. Disa duken edhe kur jam e veshur, disa të tjera vetëm kur jam plotësisht lakuriq. Më bëhej vetja e pasigurt, por sa herë që e bëja, ndihesha më mirë”, ka thënë ajo.

Tani, Munn është pa kancer dhe mezi pret të rikthehet në normalitet.

“Qëllimi nuk është të më njohin si ‘personi i sëmurë’. Qëllimi është ta kalosh këtë dhe të vazhdosh jetën. Jam shumë mirënjohëse për trupin tim që më ndihmoi ta kaloj këtë sfidë”, ka thënë ajo.

Burri i saj, John Mulaney, në monologun e tij për Netflix-in (Everybody’s in LA), ka bërë shaka me harresën e saj pas trajtimeve, duke e quajtur Munnin “truri i kancerit”. Ajo nuk e dinte se ai do ta përfshinte këtë detaj në shfaqje, por ka thënë se nuk e kishte problem.

“E besoj plotësisht. E dua humorin e tij. Ai e do familjen tonë dhe më do mua. Bëjmë shumë shaka për gjithçka që kemi kaluar. Kur e pashë monologun, mendova, dhe ai do të më urrejë që po e them, por kjo ishte mënyra e tij për të thënë: ‘Të dua’”, ka thënë ajo.