Çifti i njohur i Hollywoodit, Olivia Munn dhe bashkëshorti i saj, John Mulaney, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë përmes një surrogateje.
Lajmin, Olivia, e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku tregoi se ajo dhe John mirëpritën vajzën që quhet Mei June Mulaney, shkruan Rolling Stone.
Ylli u shpreh e lumtur dhe mirënjohëse që gjeti një surrogate e cila i ndihmoi ta sillte në jetë vajzën.
Olivia nuk mund të lindte fëmijën për shkak të komplikimeve shëndetësore që pati vitin e kaluar kur ajo zbuloi se kishte një tip shumë agresiv të kancerit në gji, si pasojë e të cilit i është dashur t'u nënshtrohet katër operimeve.
“Jam shumë krenare me kumbullën time, dragoin tim të vogël që bëri tërë këtë udhëtim vetëm që të jetë me ne. Më shpërtheu zemra nga lumturia. Mei do të thotë kumbull në gjuhen kineze”, ka shkruar ndër të tjera Olivia.
John, gjithashtu, iu tregoi adhuruesve se është bërë baba prapë, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“Kemi vjedhur shumë gjëra nga spitali. E dua shumë vajzën time të vogël”, ka shkruar aktori duke treguar gjithashtu domethënien e emrit të vajzës.
Në muajin prill, Olivia pati treguar se sa shumë kishte vuajtur nga kanceri i tmerrshëm i gjirit, pasi kaloi operimet.
Lexo edhe:
Olivia Munn tregon për vështirësitë që pati me ankthin pasi u bë nënë - KOHA.net
Olivia Munn tregon për betejën e saj të vështirë me kancerin - KOHA.net