Pasi aktorja e njohur Blake Lively, e ka paditur për ngacmimin seksual, kolegun e saj nga filmi “It Ends With Us”, Justin Baldoni, e ka paditur edhe ish-bashkëpunëtori i tij Step Jones, për shkelje të kontratës së punës.
Baldoni, i cili përkrah Livelyt, ka bërë regjinë e filmit e po ashtu ka luajtur në të, pati firmosur një kontratë pune njëvjeçare në firmën e Jonesit, për marrëdhënie me publikun, “Jonesworks”.
The Hollywood Reporter, ka njoftuar se e paguante firmën për PR, nga 25 mijë dollarë në muaj.
Baldoni më pas e la firmën në fjalë për t’iu bashkuar një tjetër firme, të themeluar nga nëpunësja e mëparshme e “Jonesworks”, Jennifer Abel, e cika kishte hapur firmë të re për marrëdhënie me publikun.
Padia e dërguar në gjykatën e New Yorkut, gjithashtu përmend Abelin dhe këshilltaren Melissa Nathan, si bashkëpunëtore e fushatës kundër Livelyt, duke u munduar ta bëjë aktoren të dukej si bezdisëse për Jonesin, përgjatë lansimit të filmit “It Ends Wiht Us”.
Lively e akuzoi Baldonin dhe ekipin e tij për “manipulim të publikut” përmes kampanjës së tij në mënyrë që ta “shkatërronte” reputacionin e saj si hakmarrje pasi ajo pretendoi se është sulmuar seksualisht nga ai.
Para se Lively të ngrejë padi, përgjatë fundjavës, avokati i saj arriti të marrë qasje në disa mesazhe nga kompania “Jonesworks” duke dërguar një fletëthirrje paragjyqësore për Jonesin. Përfaqësuesi pastaj ia ka dhënë një telefon që pati përdorur Abel, të dhënat e të cilit i kishte ruajtur, pasi kishte lënë punën në “Jonesworks”.
Ne përmbajtjen e mesazheve të telefonit flitet se si Abel e Baldoni kanë planifikuar ta “fundosin” Livelyn, pasi ajo po përgatiste padi kundër aktorit, duke e akuzuar për sulm seksual.
Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat e Livelyt duke i quajtur të “turpshme” dhe “akuza serioze e kategorikisht të rreme” kundër tij si dhe kundër firmës Wayfarer.
Ndërkohë që në padinë e Livelyt flitet rreth sulmit seksual që ka bërë Baldoni kundër saj, padia e Jonesit pretendon se Abel, për muaj të tërë ka planifikuar ta lë firmën “Jonesworks” duke u munduar të i marrë klientët e saj e duke u munduar të ia ulë reputacionin.
Nathan në padinë e Jonesit, akuzohet se e ka inkurajuar Abelin ta lë firmën në fjalë pasi ishte do ti fitojë klientët e saj.
“Kjo skemë përbën dëme serioze për Jonesin si dhe ‘Jonesworks’”, thuhet në padi.