Në një intervistë për Variety, aktorja e njohur Nicole Kidman ka treguar për përvojën e saj në filmin “Babygirl”, mësimet që ka marrë nga regjisori Stanley Kubrick dhe një takim të paharrueshëm në ceremoninë “Oscar” në vitin 1997 me këngëtaret Madonna dhe Courtney Love.
Sa i përket “Babygirl”, një triller erotik ku ajo luan rolin e një shefe ekzekutive të një kompanie teknologjike në një marrëdhënie komplekse, Kidman ka thënë se skenari i filmit e tërhoqi menjëherë për shkak të natyrës së papritur dhe të fortë.
Ajo ka shpjeguar se regjisorja Halina Reijn e kishte lejuar skenarin të evoluonte, duke i dhënë Kidmanit mundësinë të formonte karakterin dhe të kuptonte thellë rolin që do ta interpretonte.
Kidman ka theksuar se reagimi i saj ndaj temave të dinamikës së pushtetit dhe seksualitetit ishte i ngjashëm me përvojën e publikut, duke e bërë filmin një projekt të thellë dhe i cili ngjall shumë emocione.
Sa i përket metodës së saj të leximit të një skenari, Kidman ka kujtuar një mësim të rëndësishëm nga regjisori Stanley Kubrick. Tregon se ai e kishte mësuar të lexonte skenarin në tërësi pa ndërprerje.
“Ai më tha: ‘Nuk ka asgjë tjetër përveç leximit të parë. Pas kësaj, çdo përgjigje do të jetë paksa ndryshe, por nuk do të jetë e menjëhershme dhe intuitive", ka shpjeguar Kidman.
Kubrick, sipas saj, i dërgonte skenarët me zarfe dhe i kërkonte t’i lexonte për dy orë, në mënyrë që reagimi të ishte i pa përpunuar dhe i sinqertë.
VIDEO:
Në një moment më personal, Kidman ka përmendur një ngjarje që ndodhi në “Oscar” të vitit 1997, ku ajo u komplimentua nga Madonna dhe Courtney Love për fustanin e disenjatorit John Galliano që kishe veshur.
Ajo e kujton këtë moment si diçka që i ka ndrequr tërë vitin.
“Madonna dhe Courtney Love më thanë: ‘Ti je e veshur më së miri për këtë vit’, dhe unë i thash: ‘Çfarë? Oh, Zoti im’. Kështu ato më patën ndrequr tërë vitin”, ka treguar Kidman me entuziazëm.
Përfundimisht, Kidman foli për rëndësinë e mirënjohjes nga kolegët e saj, veçanërisht në kontekstin e “Babygirl”.
Ajo ka theksuar se ka një kuptim të thellë fakt kur çmohet nga aktorë të tjerë, sidomos kur ata kuptojnë mundin dhe përpjekjen që kërkon një rol i tillë, veçanërisht për temat e komplikuara të seksualitetit që ajo ka eksploruar në film.
Aktorja shpjegoi se, ani pse nuk ka fituar ndonjë çmim për punën e saj në filma, momentet e kuptimit dhe vlerësimit nga kolegët janë ato që kanë më shumë rëndësi për të.
“Kur një aktor të thotë: ‘E di nëpër çfarë ke kaluar për ta interpretuar këtë rol,’ atëherë ndihesh i kuptuar”, ka thënë Kidman.
Në fund, ajo ka thënë se arti ka fuqinë të ndryshojë jetën, duke krijuar reagime emocionale të fuqishme dhe duke hapur dyer të reja të ndjeshmërisë për njerëzit, siç ndodhi me të.