Showbiz

Nicole Kidman nderohet me Çmimin për Arritje Jetësore

Nicole Kidman

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ia ka ndarë sot Çmimin për Arritje Jetësore aktores, Nicole Kidman.

Në ceremoninë në Hollywood, aktorja amerikane Meryl Streep ia dorëzoi çmimin 56-vjeçares australiane.

Në skenë, Kidman nuk i mbajti dot lotët. “Të bësh filma është një privilegj”, tha ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Keith Urban.

Çmimi për Arritje Jetësore, i përshkruar nga AFI si “nderimi më i madh në kinemanë amerikane”, u është ndarë më parë aktorëve dhe regjisorëve të famshëm si Meryl Streep, Julie Andrews, Denzel Washington, Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Steven Spielberg.