Showbiz

Ngjall reagime një gjest i Beyonces gjatë performancës në NFL

Performanca e Beyonces në NFL, dhjetor 2024

Performanca e Beyonces në NFL, dhjetor 2024

Foto: Associated Press

Performanca e këngëtares Beyoncé në pauzën ndërmjet dy pjesëve të ndeshjes së Krishtlindjeve, në mes të ekipeve të futbollit amerikan “Houston Texans” dhe “Baltimore Ravens” shkaktoi reagime, për shkak të gjestit të saj, ku me anë të gishtërinjve ka formuar pistoletën.

Video e performancës së plotë të Beyonces në NFL:


Fox News ka shkruar se këngëtarja e bëri këtë gjest gjatë përfundimit të shfaqjes së saj, ndërsa po qëndronte në skenë kur pas saj u shfaq një banner me mbishkrimin “Bang”, shfaqje kjo që organizohet nga Federata e Futbollit Amerikan (NFL).

Ani pse performanca mori vlerësime pozitive nga publiku, tifozët e NFL-së nuk mund ta shmangnin ironinë, duke pasur parasysh politikën e ashpër që ka Federata ndaj gjesteve të ngjashme.

NFL ka zbatuar rregulla strikte për veprimet e festimit që përfshijnë gjestin me duar, (sikur bëri Beyonce), pas disa rastesh kur lojtarët u ndëshkuan këtë sezon për përdorimin e këtij gjesti.

Zyrtarët e NFL-së, përfshirë drejtorin ekzekutiv Troy Vincent dhe Komisionerin Roger Goodell, kanë theksuar se këto lloj festimesh nuk janë të përshtatshme, sidomos duke pasur parasysh klimën aktuale shoqërore.

“Nuk ka vend në futbollin profesional për këtë, duhet të mendojmë për atë se ku jemi si shoqëri”, ka thënë Vincent.

Po ashtu, Goodell ka theksuar se kjo “është një politikë afatgjatë dhe ne do ta zbatojmë atë”.

Ndërkohë, tifozët e NFL-së në rrjetet sociale e shijuan kontrastin mes gjestit të Beyoncé-s dhe politikës së ligës ndaj veprimeve të ngjashme nga lojtarët.