Hollywood

Nëna e Beyoncet tregon për talentin që ka mbesa e saj 6-vjeçare

Beyonce, nëna e saj Tina dhe vajzat Rumi dhe Blue Ivy

Beyonce, nëna e saj Tina dhe vajzat Rumi dhe Blue Ivy

Tina Knowles, nëna e këngëtares me famë botërore me prejardhje nga Teksasi, Beyonce, ka thënë se mbesa e saj 6-vjeçare, Rumi, ka talent të jashtëzakonshëm.

“Rumi është e jashtëzakonshme, artiste e jashtëzakonshme, piktore dhe kreatore. Si mund të jenë ndryshe kur jetojnë në një ambient të rrethuar me artistë? Gjithçka që flasim është rreth kreativitetit e modës”, ka thënë Tina për ENews.

Pastaj gjyshja shpjegoi se vëllai binjak i Rumit, Sir, është më i ndrojtur, por shumë i zgjuar.

“Sir është shumë i heshtur. Ai bën gjithçka me numra, nuk i intereson moda shumë”, ka shpjeguar Tina për fëmijët e Beyoncet.

Ndërkohë ajo përmendi edhe faktin se është shumë e gëzuar që Beyonce tani këndon në zhanrin “country” muzikës.

“Jemi nga Teksasi, kemi qenë pjesë e asaj kulture për kohë të gjatë dhe isha shumë e emocionuar për këtë fakt”, ka thënë Tina.

Tina Knowles është gjyshe e katër nipërve. 

Daniel Julez është djali 19 vjeç i motrës së Beyonces, Solange, të cilin e ka me ish-burrin Daniel Smith.
Vajza Blue Ivy, dhe binjakët Sir dhe Rumi Carter, janë fëmijët e Beyonces dhe bashkëshortit të saj, këngëtarit të famshëm, Jay-Z.