Showbiz

Nelly mbron vendimin e tij për të performuar në inaugurimin e Trumpit

Nelly

Nelly

Foto: Associated Press

Reperi Nelly ka mbrojtur vendimin e tij për të performuar në ceremoninë inauguruese të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, pas kritikave që mori nga ndjekësit. 

Rreperi ka shpjeguar se performimi nuk ka të bëjë me politikën dhe se performanca e tij ka të bëjë me respektimin e pozitës së presidentit, e jo me mbështetje për një kandidat politik të caktuar. 

“Ky nuk është një mesazh për t’ju thënë ‘ju duhet të votoni për këtë kandidat’. Unë mendoj se duhet të bëni detyrën tuaj dhe të kuptoni se çfarë është më mirë për ju dhe ata që doni dhe për të cilët ju intereson”, ka thënë Nelly, raporton The Guardian.

Nelly ka theksuar se respekti për Presidencën është më i rëndësishëm për të se sa politik.

“Kjo për mua nuk është politikë. Politika, për mua, ka mbaruar. Trump fitoi! Ai është presidenti. Ai është komandanti kryesor i asaj që dua ta quaj vendin më të mirë në botë. Nëse presidenti Biden do të më kërkonte të performoja, do të performoja. Nëse nënkryetarja Kamala Harris do të kishte fituar dhe më kishte ftuar, do të performoja... Nuk e dija që më ndiqnit, sepse mendova që unë po performoj te ai për të cilin keni votuar ju. Nuk e dija që duhej të pajtohem me zgjedhjet tuaja politike”, ka thënë tutje reperi.

Në të njëjtën kohë, Nelly ka theksuar se ai respekton gjithashtu zyrën e presidentit pa marrë parasysh kush është në pushtet.

“Unë respektoj presidentin e Shteteve të Bashkuara, pa marrë parasysh kush është në detyrë”.

Ai e pati shprehur këtë edhe më herët

“Nëse do të isha më afër me Donald Trumpin, mund të kisha qeshur me të. Nuk mund ta duroj si president, por si njeri, unë e kam pëlqyer”, pati thënë Nelly.

Po ashtu, edhe Grupi “Village People”, i cili do të performojë në disa ngjarje në kuadër të inaugurimit, ka lëshuar një deklaratë ku theksohet se muzika duhet të jetë pa politikë dhe se kanë pranuar të performojnë për ta bashkuar vendin pas një fushate të ndarë.

Gjatë fundjavës kritika pati edhe ndaj artistëve si Rick Ross, Soulja Boy dhe Snoop Dogg, pas performancave të tyre në “Crypto Ball” në Washington DC, një ngjarje që organizatorët e përshkruan si një “ambient festues për të nderuar presidentin e parë të Amerikës që mbështet kriptovalutat”.
1500 të pranishmit, të cilët paguanin deri në 2,500 dollarë për një vend, thuhet se morën kapela me mbishkrim: “Make Bitcoin Great Again”.
Snoop Dogg, më parë, mbështetësit e Trump-it, i kishte quajtur “idiotë të mëdhenj”.