Showbiz

Nelly Furtado thotë se revistat “ia zbardhnin” lëkurën

Nelly Furtado

Këngëtarja e famshme, Nelly Furtado thotë se lëkura e saj dikur ndriçohej nga revistat. 

Këngëtarja 45-vjeçare fitoi famë në vitet 2000 falë hiteve, duke përfshirë "I'm Like a Bird" dhe "Turn Out the Light". Ajo u rrit në Kolumbinë Britanike pasi prindërit e saj emigruan nga Portugalia.

Ajo tani i ka thënë revistës “People” për manipulimin e imazhit të saj në xhirimet e saj të mëhershme.

“Unë kam lëkurë ngjyrë ulliri dhe ata e ndriçonin atë, i hidhnin ijët e mija poshtë gjatë gjithë kohës”, është shprehur Furtado.

Ajo përdori tekstin e këngës së saj të vitit 2003 "Powerless" ku pasqyrohet kjo që ka deklaruar.

"Më pikturo fytyrën në revistat e tua, bëje të duket më e bardhë nga sa duket, më pikturo me ëndrrat e tua, më largo etninë time”, thuhet ndër të tjera në këngë.

Ajo ka thënë se ishte zemëruar me të vërtetë me publikimin e albumit të saj të dytë.

Megjithatë këngëtarja ka theksuar se ndihej me fat dhe e bekuar që po shijonte famën. 

“Unë gjithmonë kam pasur një ekip kaq të mirë rreth meje, kjo ishte familja. Ekipi im rreth meje ndihej kaq solid dhe me të vërtetë duke kërkuar për interesat e mia më të mira”, është shprehur ajo.

Nelly gjithashtu ka folur për "ndjenjën e vetëbesimit" me të cilën thotë se është rritur, duke shtuar se kjo e ndihmoi të lundronte në biznesin e pamëshirshëm të muzikës.

Këngëtarja sapo ka publikuar albumin e saj të shtatë në studio me titullin “7”,  pas një pauze shtatë-vjeçare për të rritur fëmijët e saj.

Ajo ka vajzën 21-vjeçare Nevis Gahunia me ish-kompozitorin e saj të muzikës Jasper Gahunia, 45 vjeç, si dhe një vajzë 6-vjeçare dhe një djalë 5-vjeçar, me ish reperin 33-vjeçar Jerry, emri i vërtetë i të cilit është Gerard Damien.