Këngëtarja e njohur, Nelly Furtafo, ka treguar se si para publikimit, fotografitë e saj manipuloheshin nga punonjësit e revistave për të cilat pozonte.
“Kam lëkurë me ton më të mbyllët, ma zbardhonin lëkurën shumë para publikimit të fotografive në editoriale të revistave”, ka thënë Furtado për rezivstën People duke shtuar gjithashtu se ia rregullonin edhe tenin me anë të programeve kompjuterike për rregullimin e fotografive.
Në vitin 2003, në tekstin e këngës “Powerless” ajo pati përmendur këto fakte.
“Ma ngjyrosni fytyrën nëpër revista, bëjeni të duket më e bardhë se që është, me ngjyrosni me ëndrrat tuaja, hiqmani identitetin”.
Ajo ka shtuar se kur e kishte lansuar albumin e saj të dytë, filloi të nervozohej rreth këtij fakti ndërkohë që kishte ekip shumë të mirë përreth.
“Gjithnjë kam pasur ekip shumë të mirë rreth vetes, ishte familja ime, e cila më mbështeste dhe më duket se jam rritur siç duhet”, ka thënë këngëtarja.
45 vjeçja tani ka lansuar albumin e ri “7”, të cilin e ka realizuar pas një pauze shtatëvjeçare që kishte bërë nga muzika në mënyrë që t’i rriste fëmijët.

Ajo ka vajzën 21 vjeçe, Nevis Gahunia me ish-partnerin e saj, kompozitorin, Jasper Gahunia, 45 vjeç, si dhe vajzën 6 vjeçe e djalin 5 vjeç, me ish-partnerin e saj, reperin Jerry, emri i vërtetë i të cilit është Gerard Damien Long.