Aktorja e famshme, Blake Lively, në premierën e filmit të saj të ri “It End With Us”, ka veshur një fustan të këngëtares Britney Spears, të cilin ajo e kishte veshur në vitin 2002.

Të martën, Blake nderoi figurën e Britneyt, pasi veshi fustanin e saj të krijuar nga brendi i njohur “Versace”, të cilin këngëtarja e kishte veshur në pasarelën e brendit si pjesë e koleksionit Pranverë/Verë 2003 në Milano të Italisë.
Duke folur me gazetaren Rachel Smith të Entertainment Tonight, Blake ka treguar se pse ka vendosur ta vesh këtë fustan.
“Për shumë arsye, Britney ka pasur shumë rëndësi për mua. Të shohësh një grua që punon aq shumë, si një vajzë e gjeneratës ‘mileniale’, Britney ishte arsyeja që doje të shndrisje dhe të bëhesha më vibrante. Nuk mund ta besoja se e gjeta. Ky fustan duhet të jetë në Muzeun Metropolitan”, ka thënë aktorja.

36-vjeçarja ka nderuar figurën e Britneyt edhe përmes një postimi në InstaStory, ku shkroi një letër të shkurtë të hapur për të.
“Mbretëresha e cila na bëri të gjithave të duam të shndrisim e të shkruajmë historitë tona. Britney ne ‘milenialet’ të gjitha kemi një moment, që na ke bërë të duam të shkëlqejmë e na ke inspiruar me aurën tënde, me forcën, gëzimin dhe punën e palodhshme që ke bërë. Faleminderit për shembullin tënd dhe kontributin që u dhe grave të shkruajnë historitë e tyre. Jam shumë e ngazëllyer për filmin tënd biografik dhe gjithçka që ke për të bërë”, ka shkruar Blake.

Javën e kaluar është bërë e ditur se kompania “Universal Pictures” mori të drejtën për të bërë film librin memoar të Britenyt “The Woman in Me”, regjinë e të cilit do ta bëj Jon M.Chu.