Showbiz

Në oborr me Arbër Salihun

Muzikanti Arbër Salihu, në ditët e vështira të pandemisë globale, ka gjetur qetësi dhe inspirim në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Bërnicë.

Artisti i njohur me grupin “Oborri”, flet për rrugëtimin shtatë vjeçar në botën e muzikës. I rritur në një familje muzikantësh, Salihu, i cili luan në dhjetëra instrumente dhe në performancat e tij unike gërsheton zhanre të ndryshme, transmeton KOHA.

Larg kaosit të qytetit, Salihu po krijon muzikë për albumin e ri, të cilin do ta bazojë në elemente të hip hopit.

Në vitin 2017, skenës muzikore iu shtua grupi “Oborri”, një formacion i veçantë që hyri hovshëm në skenë.

Arbër Salihu aktualisht po ndjek studimet për kompozim, por paralelisht me botën akademike ai po eksploron, siç e quan ai, universin e pafund të muzikës.