Billie Eilish dhe Shakira, ishin dy këngëtaret që dolën për të bërë perfomancat e tyre befasuese për të pranishmit në festival e famshëm “Coachella”, i cili nisi të dielën mbrëma, shkruan CNN.
Eilish u shfaq në skenë për t’iu bashkangjitur yllit Lana Del Ray, për këngën “Video Games”. Dyshja gjithashtu kënduan këngën e famshme të Eilishit “Ocean Eyes”.
Eilish së fundmi u shpërblye me çmim “Oscar”, për këngën “What Was I Made For?”, këngë kjo që u bë tejet e suksesshme, si kolonë zanore e filmit me të përfolur “Barbie”.
Ndërkohë përgjatë performancës së yllit, Bizarrap në Choachella, në skenë ju bashkua ylli i mirënjohur me prejardhje latine, Shakira, duke kënduar këngën “La Fuerte” si dhe hitin e tyre “Bzrp Music Sessions, Vol.53”.
Përgjatë këtij performimi Shakira tregoi se së shpejti do të shkojë në turne në mbarë botën. Ky turne do të quhet “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, në mbështetje të albumin të saj me të njëjtin emër.
Emra të tjerë të mëdhenj të muzikës si grupi “No Doubt”, Doja Cat e reperi Tyler, gjithashtu do të performojnë në këtë festival i cili po mbahet në Indo të Californisë, ndërkohë që në skenën kryesore të tij, do të shfaqet edhe ylli me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa.