Taylor Swift ka njoftuar se turneu i saj “Eras” do të përmbyllet zyrtarisht në dhjetor të këtij viti.
Këtë e ka zbuluar në koncertin e mbajtur të enjten në Liverpool, i 100 me radhë, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 34 vjeçe me këtë koncert ka thyer rekordin e të gjitha kohërave për pjesëmarrje në stadiumin “Anfield”, me 53 fansa që shkuan për ta ndjekur.
Ajo që e bëri koncertin më të veçantë ishte fakti se ishte koncerti i 100-të i Swiftit në turneun e saj mbarëbotëror “Eras”. Javën e kaluar ajo performoi në Edinburg.
Turneu nisi më 17 mars të vitit të kaluar dhe gjatë kësaj kohe Swifti ka mbajtur koncerte në Evropë, Australi e Amerikë.
Gjatë koncertit në Liverpool, Taylor ka njoftuar se turneu do të mbyllet në dhjetor, pasi ka grumbulluar miliona funte, duke thyer një mori rekordesh.