Reperi i njohur, Eminem, sot (e premte) ka lansuar videklipin e këngës “Houdini”, që është e para e publikuar nga albumi i tij i ri “The Death of Slim Shady”, i cili do të dalë në treg gjatë verës.
Eminem - Houdini 🪄
— Arnold on a 🚌 vibing to... (@vibetoarnold) May 31, 2024
OUT NOW🚨pic.twitter.com/ROxmF4Okrg
Videoklipi i kësaj kënge, është inspiruar nga hiti i tij i kamotshëm “Without Me”, e cila ishte po ashtu kënga e parë që ai lansoi nga albumi “The Eminem Show”, në vitin 2002, shkruan USA Today
Videoklipi i këngës "Without Me":
Në këtë videklip shihen yjet producenti dhe shoku i tij i ngushtë, Dr.Dre duke u shndërruar në super heronj.
Kënga e re e reperit, “Houdini”, në të cilën përmenden yjet si Megan Thee Stallion dhe R.Kelly, është bazuar në hitin “Abracadabra” të vitit 1982 të Steve Miller Band.
Videoklipi i këngës "Abracadabra" të Steve Biller Band:
STEVE MILLER BAND
— Ginger (@Snips____) May 30, 2024
ABRACADABRA #80SMUSIC 🎸🎸🎸🎸🎸🎸🎸🎸 pic.twitter.com/3UDuqagfKk
Paralajmërimin për publikimin e videoklipit, Eminem, e ka bërë përmes një videoje që e postoi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.