Policia kanadeze ka ndaluar një njeri pasi u përpoq të hynte në shtëpinë e këngëtarit të njohur Drake në Toronto.
Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi një roje sigurimi u gjuajt me armë zjarri nga një person i dyshuar jashtë të njëjtës shtëpi.
Policia nuk ka thënë nëse ka lidhshmëri në mes të dy incidenteve.
Për disa javë, Drake ka qenë i përfshirë në një lloj përleshjeje përmes këngëve ‘diss’, kundër reperit Kendrick Lamar.
Sidoqoftë, ngatërresa ndërmjet reperëve nuk ka qenë e lidhur me incidentet, ndërkohë që nuk është bërë e ditur nëse vetë Drake ka qenë në shtëpi kur ndodhën ngjarjet.
Policia ka thënë për mediumin CNN se ata arritën tek shtëpia e reperit pasi u njoftuan se një person është përpjekur të hynte në pronë.
Personi është ndaluar nga Autoritet e Ontarios për Shëndetin Mendor dhe iu dha ndihmë mjekësore.
Autoritet e Ontarios për Shëndetin Mendor, në vend që t’i arrestojnë, mund të marrin në paraburgim ata persona që duket se vuajnë nga çrregullime mendore, në mënyrë që të marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Policia i ka thënë BBC-së se “për momentin nuk asnjë kallëzim penal”.
Lexo edhe: