Showbiz

Ndahen Halle Bailey dhe DDG

Halle Bailey dhe DDG

Halle Bailey dhe DDG

Aktorja Halle Bailey është ndarë nga partneri i saj, reperi, DDG, pas gati tri vjeshësh bashkë.

24 vjeçja e nisi lidhjen me reperin në fillim të vitit 2022 dhe bashkë kanë djalin Halo.

Ish-çifti, të mërkurën, kanë bërë të ditur se kanë vendosur të ndahen, shkruan FemaleFirst.

“Pas shumë reflektimeve dhe bisedimeve, Halle dhe unë kemi vendosur të shkojmë secili nëpër rrugët tona. Vendimi nuk ishte i lehtë, por besojmë se është rruga e duhur për të ardhmen e të dyve. E vlerësoj kohën që kaluam bashkë dhe dashurinë që patëm. Pavarësisht ndryshimit të lidhjes tonë, dashuria për njëri-tjetrin mbetet e thellë dhe e vërtetë”, ka shkruar DDG në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Ylli i filmi “The Little Mermaid” nuk ka komentuar asgjë që kur DDG bëri postimin, ku gjithashtu ka bërë të ditur se do të jenë të dy prindër bashkëpunues për ta rritur djalin, ndërkohë që ka kërkuar mirëkuptim e mbështetje nga adhuruesit.

“Ndërkohë që fokusohemi në rrugët tona individuale dhe rolet tona si prind të përbashkët, ne e vlerësojmë lidhjen e fortë që e kemi ndërtuar dhe momentet e mira që kemi përjetuar bashkë. Ndërkoë që po e përjetojmë këtë tranzicion, kërkojmë mirëkuptim dhe mbështetje”, ka shkruar ndër të tjera DDG.

Halle nuk komenton shpesh rreth jetës së saj private dhe pati lindur beben disa javë para se ta ndante lajmin në rrjete sociale.