Showbiz

Campbell: Jam shumë e vjetër për “Met Gala”

Naomi Campbell

Naomi Campbell

Foto: Associated Press

Modelja Naomi Campbell ka sugjeruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të botë së modës, “Met Gala”  të këtij viti, pasi ka thënë se ndihet “shumë e vjetër” për këtë ngjarje.

54-vjeçja nuk do të shfaqet në mbrëmjen madhështore të mbledhjes së fondeve për Muzeun Metropolitan, në New York muajin e ardhshëm, pasi ka thënë se nuk e përballon më ankthin që sjell kjo ngjarje, ka raportuar FemaleFirst.

Në episodin më të ri të serisë së saj në platformën YouTube, Being Naomi”, Campbell ka ndarë pamje prapa kuintave nga përgatitjet për “Met Galan” e vitit të kaluar, përfshirë edhe provat e fustanit të saj.

“Ky është ‘METI-i’ im i fundit. Nuk mundem më... Jam shumë e vjetër. Është shumë për mua, më shkakton ankth. Nuk e di saktësisht se i sati me radhë është ky për mua, mund të jetë i 20-ti ose i 21-ti. Mund ta imagjinoni?”, ka thënë ajo gjatë xhirimeve.

Çdo vit, “Met Gala”  ka një temë të caktuar rreth së cilës mysafirët përshtatin veshjet e tyre. Viti 2024 kishte temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion”, ndërsa këtë vit do të jetë “Superfine: Tailoring Black Style”.

Por Campbell ka pranuar se rrallë i kushton rëndësi temës.

“Nuk ndjek temat, më vjen keq. Thjesht ndjek rrjedhën time. Besoj se kishte të bënte me ‘Bukuroshen e Fjetur’... më falni, nuk jam shumë e saktë”, ka thënë ajo.

Në muajin shtator, modelja ka shkaktuar reagime kur mori një kritikë nga kryeredaktorja e prestigjiozes Vogue, e cila është po ashtu organizatore e “Met Gala”, Anna Wintour, gjatë ceremonisë “Fashion Row's Fashion Show and Style Awards” në Harlem, ku ajo mori çmimin Fashion Icon Award.

Sipas New York Post, Wintour ka thënë me shaka para publikut:

“Jam një person shumë i përpiktë dhe sot kam nderin të prezantoj dikë që shpesh vonohet”, duke ju referuar Campbellit.

Më pas, kryeredaktorja e revistës Harper’s Bazaar, Samira Nasr, bëri një prezantim të dytë për modelen.

“Është shumë e rëndësishme që jam sot këtu dhe ndihem e nderuar që jam në Harlem. Çdo gjë do të ndodhë ashtu siç duhet”, ka thënë Cambell, pasi pranoi çmimin.

Pastaj, duke iu referuar Wintorit, ajo shtoi me ironi se nuk ishte zgjedhja e saj që të prezantohej nga ‘kjo gruaja tjetër’, duke treguar më pas nga Nasr dhe duke thënë se do të donte shumë më tepër të prezantohej nga ajo.

Publiku reagoi me habi, por Campbell pastaj theksoi se: “Kam qenë gjithmonë brutalisht e sinqertë”.

Megjithatë, më vonë gjatë fjalimit, ajo e ka falënderuar edhe Wintourin për mbështetjen në fillimet e saj.

“Duhet të them prapë faleminderit Annës, sepse ajo mori kohë të vinte këtu për të më dhënë çmimin edhe pse unë nuk isha e pranishme. Faleminderit Anna Wintour për mbështetjen që nga viti 1987, kur takoi një vajzë të re afroamerikane nga Londra në zyrat e British Vogue dhe i dha një shans. Faleminderit gjithashtu për ndikimin tënd dhe për shtytjen që i ke dhënë modës përpara”, pati thënë Campbell.