Supermodelja, Naomi Campbell, ka pranuar se ka dështuar në rolin e saj si themeluese e fondit bamirës “Fashion For Relief”.
Zëdhënësi i Campbellit ka folur për The Guardian duke thënë se modelja e pranon përgjegjësinë që ka si krijuese e fondacionit bamirës dhe ka shtuar se nuk ishte e përfshirë në mënyrë aktive në operimet ditore të fonacionit, siç do të duhej të ishte dhe se ajo nuk është përfshirë asnjëherë në asnjë formë në ndonjë shkelje financiare.
“Për tri dekada, Campbell, u është dedikuar në mënyrë të palodhshme çështjeve bamirëse, gjithmonë me qëllimin e vetëm për t’u ndihmuar të tjerëve dhe jo për përfitime personale. Naomi nuk ka marrë asnjëherë pagesë për përfshirjen e saj në fondacionin ‘Fashion and Relief’, e as nuk ka adresuar në këtë fondacion asnjë shpenzim vetjak”, ka thënë zëdhënësi.
Hetim që u hap në vitin 2021 mbi këtë fondacion, ka gjetur se vetëm një pjesë e vogël e parave që mblidheshin shkonin me të vërtetë për bamirësi, pasi autoritet deklaruan se modelja i ka përdorur fondet për të shkuar në hotele në Kanë të Francës, për të shfrytëzuar shërbimet e hoteleve e edhe për të blerë duhan. Gjithashtu hetimi ka gjetur se vetëm 8.5 për qind e fondeve të grumbulluara, në mes të periudhës prill 2016 dhe korrik 2022 shkonin për bamirësi.
Campbell, e cila ishte njëra ndër tri përgjegjëset, është diskualifikuar si rezultat i këtij hetimi. Ajo më parë ka thënë se është jashtëzakonisht e shqetësuar për gjetjet dhe se është duke përgatitur edhe një hetim tjetër vetë.
“Nuk e kam nën kontroll fondacionin tim. Këtë detyrë ia kam besuar nëpunëses ligjore. Jemi duke hetuar për të zbuluar se si dhe çka ka ndodhur. Çdo gjë që bëj e çdo qindarkë që grumbulloj shkon për bamirësi”, pati thënë Campbell.
Tim Hopkins, i cili ishte pjesë e ekipit hetues, pati thënë se prej përgjegjëseve të fondacioneve bamirëse, kërkohet ligjërisht të marrin vendime, të cilat janë në interes të fondacionit, si dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë ligjore.
“Hetimi ynë, ka gjetur se përgjegjëset e këtij fondacioni kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tyre ligjore, gjë që rezultoi me vendimin tonë për diskualifikim”, pati thënë Hopkins.