Showbiz

Murphy thotë se Zoti e ruajti nga kokaina që ia ofruan Belushi dhe Williamsi

Robbin Williams, Eddie Murphy dhe John Belushi

Robbin Williams, Eddie Murphy dhe John Belushi

Komediani i njohur, Eddie Murphy, ka thënë se e di që Zoti ishte duke i ndihmuar kur i ka refuzuar substancat narkotike, konkretisht kokainën që ia kishin ofruar aktorët John Belushi dhe Robin Williams.

63 vjeçi, i cili u bë i famshëm gjatë viteve të 80’ta ka thënë se është mirënjohës ndaj Zotit që nuk e lejoi të ndikohet nga droga që ia mori jetën Johnit dhe që kontribuoi në depresionin e Robinit.

“Më kujtohet kur isha 19 vjeç dhe shkova në ‘Blues Bar’. Isha unë me John Belushin dhe Robin Williamsin, të cilët filluan të drogoheshin dhe unë refuzova. Nuk po e luaja ‘moralistin’, thjesht nuk isha i interesuar. Zoti ishte duke u kujdesur për mua në atë moment”, ka thënë Eddie për revistën “The Interview”.

Ai më pas ka folur edhe për ngritjen dhe rrëzimin tragjik të yjeve të ndryshëm përfshirë edhe yjet e ndjerë Michael Jackson e Elvis Presley.

John vdiq nga mbidoza e heroinës në moshën 33-vjeçare në vitin 1982, ndërkohë që Robin u vetëvra nga depresioni kur ishte 63 vjeç në vitin 2014 si pasojë e varësisë nga droga dhe alkooli.

Michael vdiq 50 vjeç në vitin 2009 nga sulmi në zemër që ju shkaktua nga mbidoza me ilaçe qetësuese, ndërsa Elvis u gjet i vdekur në moshën 42 vjeçe si pasojë e abuzimit me drogë.

Eddie i pati thënë “New York Timesit” se kur bëhesh i famshëm shumë i ri, sidomos artistët me ngjyrë, është sikur të jetosh në një fushë të minuar.

“Çdo moment mund të ndodhë diçka që mund të zhbëj të gjitha të arriturat. Tani kur mendoj them me vete ‘Wow, kam mbijetuar në këtë fushë të minuar që 35 vjet. Si mund të mbijetosh në këtë fushë të minuar pa të mbikëqyrur dikush?”, pati thënë Eddie.