Reperi Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, të premten ka publikuar albumin e paralajmëruar “Mergimstar”.
Albumi i publikuar në YouTube përmban 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me videoklip.
Ka bashkëpunim me vëllain Getinjon, Dafina Zeqirin e Singullarin.
Është ky albumi i tretë solo i Mozzikut. Më herët kishte publikuar edhe “Mozzart” e “Lamboziki”. Ka edhe një album me ish-të dashurën, Loredana Zefi.