Showbiz

Monologu i Nikki Glaserit në “Golden Globes” merr vlerësim pozitiv

Nikkie Glaser

Nikkie Glaser

Foto: Associated Press

The New York Times ka shkruar se komedianja e njohur Nikki Glaser, e cila hapi edicionin e 82-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” të dielën, pati një monolog të shkëlqyer, duke sjellë një humor të veçantë dhe disa shaka të reja për të cilat kishte punuar gjatë provave.

Ajo kishte përgatitur disa shaka përpara ceremonisë, por disa prej tyre nuk arritën deri në fund. 
Një nga shakatë që nuk arriti të hynte në shfaqjen e drejtpërdrejtë ishte ajo për yllin Harrison Ford.

“Harrison Ford është këtu për të na treguar një gur të mrekullueshëm që ka gjetur”, shaka kjo që ishte më e çuditshme se zakonisht, dhe komedianja e pëlqente shumë, por megjithatë, nuk e inkuadroi në monolog, duke i thënë stafit të saj të mos kenë frikë të jenë “të çuditshëm”.

Në monologun e saj të suksesshëm, ajo mbajti të njëjtat goditje të forta për të cilat është e njohur, përfshirë një ofendim “të këndshëm” për gjigandin “Paramount+”, një shaka për arrestimin e reperit të njohur Sean “Diddy” Combs dhe ndikimin e tij në “after-party”, si dhe një goditje feministe për ceremonitë e viteve të kaluara të “Golden Globes” që sipas saj, kanë injoruar regjisoret gra për nominime. (Këtë vit, për herë të parë dy gra janë të nominuara: Coralie Fargeat dhe Payal Kapadia).

[VIDEO] Monologu i hapjes së ceremonisë "Golden Globes" i Nikkie Glaserit:

Përveç materialit të zakonshëm, Glaser ka shtuar një element të ri në monologun e saj, imitimin e aktorit Adam Sandler duke shqiptuar emrin e aktorit Timothée Chalamet.

Ajo e bëri Sandler-in t'i bashkohej dhe imitimi u pëlqye shumë nga publiku. 
Glaser nuk bën shpesh imitime, por këtë herë e mori me seriozitet dhe kjo e bëri të shkëlqente, duke i dhënë një ton argëtues dhe festues fillimit të natës.

Ajo donte të përfshinte sa më shumë emra që ishte e mundur, por nuk donte të ngadalësonte ritmin e natës. 
Komedianja gjithashtu ka përmendur me shaka disa yje që kaluan nga aktirimi nëpër film në seri televizive.

Disa shaka që ajo kishte testuar dhe që ishin shumë efektive në prova, Glaser i hoqi nga monologu final. 
Megjithatë, një nga shakatë që shkëlqeu çdo herë që e provonte ishte kjo: “’Wicked’, ‘Queer’, ‘Nightbitch’... nuk janë vetëm fjalë që Ben Afflecku i thotë pas marrëdhënieve intime, tashmë keto fjalë janë projekte filmike të suksesshme”.

Kjo shaka mori duartrokitje të fuqishme dhe ishte një nga momentet më të mira të monologut.

[VIDEO] Mologu tjetët që bëri Glaser gjatë shfaqjes: