Ajo do të shkojë në turne bashkë me Busta Rhymesin, Ciaran e Timbalandin
Këngëtarja e mirënjohur Missy Elliot, do të shkojë për herë të parë në turne bashkë me yjet si Busta Rhymes e Ciara.
Përgjatë kësaj vere, treshja bashkë me producentin legjendat Timbaland, do të udhëtojnë për turneun e parë të Missy Elliotit, i cili do të titullohet “Out of This Would- The Missy Elliot Expreience”.
“Deri vonë nuk e kam pasur parasysh se asnjëherë s’kam pasur turne timin. Turneu i fundit në të cilin kam qenë ishte me Beyoncen e Alicia Keysin në vitin 2004”, ka thënë Elliot.
Përgjatë viteve të fundit, reperja u nderua me shumë çmime për talentin si muzikante, kompozitore, tekstshkruese e më shumë.
Ndërkohë reperi me famë botërore, Busta Rhymes, i ka thënë AP-së, se në bisedat e tij me Elliotin, asnjëherë nuk është bërë fjalë për ndonjë turne.
Që nga bashkëpunimi i parë që pati dyshja, vitin 1997 për debutimin e albumit të parë të Elliotit, “Supa Dupa Fly”, kanë qenë të pandashëm.
“Ajo nuk bën asnjëherë turne dhe nuk bën shpesh performime. E kuptoj motrën time, nëse ajo ka vendosur ta bëjë këtë, do të thotë se është gati ta bëjë dhe do të jete e mrekullueshme. Ajo nuk ka bërë asnjëherë lojëra më produksionin e saj, e keni parë tashmë nga kualiteti i videove dhe koncerteve që ka bërë”, ka thënë Rhymes duke shtuar se Elliot është ai tip i njeriut që do të refuzonte 10 milionë dollarë për të bërë një show jo kualitativ sepse dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll dhe në këtë drejtim nuk bën kompromis.
“Kjo është ajo që e bën atë të jetë pabesueshmërisht e jashtëzakonshme, nuk mund të mos e duash për këtë veti që ka. Ajo është artiste e vërtetë me kuptimin e plotë të fjalës”, ka vazhduar reperi.
Këngëtarja e mirënjouhr Ciara ka thënë se Elliot ka qenë gjithmonë një ndër artistët që e ka inspiruar.
“Michael Jackson, Prince e Missy Elliot janë ata që më inspirojnë. Ajo është një ndër performueset më të mira të të gjitha kohërave”, thotë Ciara, duke shtuar se në turneun e radhës të gjithë njerëzit do të jenë duke kërcyer e duke kaluar shumë mirë.