Miss SHBA-ja heq dorë nga kurora

Miss SHBA-ja heq dorë nga kurora për arsye të shëndetit mendor

Noelia Voigt

Miss Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Noelia Voigt, ka hequr dorë nga kurora, duke përmendur si arsye shëndetin mendor.

Voigt, që fitoi garën në shtator të vitit të shkuar, ka thënë se beson se ky vendim ishte më i miri për të dhe shëndetin e saj.

“Mos bëni kompromis kurrë me mirëqenien tuaj fizike e mendore”, ka shkruar ajo në Instagram. “Shëndeti është pasuria jonë”.

Organizata e Miss SHBA-së ka thënë se e mbështet vendimin dhe se do të paraqesë një pasuese.

24-vjeçarja venezuelaso-amerikane, nga Utah, ka thënë se shpreson “t’i inspirojë të tjerët” teksa ka nisur “kapitull të ri” në jetë.

“Bëjeni prioritet shëndetin mendor, avokoni për veten dhe të tjerët duke përdorur zërin tuaj dhe kurrë mos u frikësoni çfarë do t’ju sjellë e ardhmja, edhe nëse jeni të pasigurt”, ka thënë ajo.

Savannah Gankiewicz e Hawaiit ishte e dyta në garën e vitit të shkuar.