Aktorja, Millie Boby Brown dhe modeli Jake Bongiovi po planifikojnë një ceremoni të dytë martesore me shumë yje të ftuar, në shtator.
Çifti janë martuar në një ceremoni të vogël private në muajin maj. Këtë e pati konfirmuar babai i Jakeut, këngëtari Jon Bon Jovi duke thënë se ishte një dasmë e vogël familjare.
Por tani është bërë e ditur se ylli i filmit “Stranger Things” dhe modeli 22 vjeç po planifikojnë të organizojnë një ceremoni shumë më të madhe martesore në muajin shtator, ku do të jenë të ftuar shumë yje të famshëm si Michelle Keegan e Mark Wright.
“Herën e parë, Millie dhe Jake donin një dasmë kuptimplote vetëm me rrethin e ngushtë familjar. Por tani po duan të bëjnë një dasmë të dytë dhe do të jetë tepër e madhe”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për gazetën The Sun.
Nje tjetër burim i ka thënë revistës People se njerëzit tashmë kanë filluar t’i rezervojnë fluturimet për cermoninë që po pritet të mbahet në shtator.
Milli e Jake kanë shumë miq të famshëm, përfshirë edhe kolegët e Milliet nga projekti filmik ‘Stranger Things’.
Kjo nuk do të jetë dasma e vetme e dytë që një çift bën në Hollywood, pasi yje të tjerë si Jennifer Lopez e Ben Affleck, si dhe Justin e Hailey Bieber, gjithashtu kanë pasur nga dy dasma.
Në muajin maj, Jon Bon Jovi pati thënë se biri i tij është shumë i lumtur pasi u martua me Millien.