Showbiz

Miley Cyrus nuk e di se a dëshiron të bëhet nënë

Miley Cyrus

Miley Cyrus në W Magazine

Këngëtarja, Miley Cyrus, ka thënë se nuk e ka idenë nëse do të bëhet nënë apo jo.

“Tani jam 31 vjeçe dhe nuk e di a do të dua të bëj fëmijë apo jo. Më duket sikur adhuruesit e mi janë fëmijët e mi në njëfarë mënyrë”, ka thënë ylli për W Magazine.

Ajo këtë e ka thënë duke iu referuar faktit se edhe idhulli i saj, këngëtarja Dolly Parton, e cila është 78 vjeçe, nuk ka fëmijë e sikur Miley edhe ajo i konsideron adhuruesit si fëmijët e saj.

“Kam dëgjuar se edhe Dolly thotë kështu, sepse nuk ka fëmijë”, ka thënë Miley duke shtuar se i pëlqen të jetë e rritur dhe ka rregulla që i ka vënë vetes që mos ta paragjykojë askënd.

Miley, në vitin në vitin 2019, pati thënë për revistën ELLE se dëshiron të luftojë kundër idesë se gratë duhet detyrimisht të bëjnë fëmijë.

Miley Cyrus në W Magazine

“Nga ne pritet që ta popullojmë planetin dhe  kur kjo gjë nuk është pjesë e planifikimeve tona apo qëllimeve, ka shumë paragjykime dhe urrejtje sa që mundohen të ndryshojnë ligje në mënyrë që të të detyrojnë ta bësh edhe atëherë kur mund të mbetesh shtatzënë nën rrethana të dhunshme”, pati thënë këngëtarja.

Ajo ka shtuar se kur dikush nuk do të ketë fëmijë njerëzit menjëherë i thonë se është person i keq që nuk ka mundësi ta dojë askënd.

“Pse trajnohemi në atë mënyrë që kinse dashuria do të thotë të vendosësh vetën gjithnjë në vend të dytë e të tjerët në rend të parë? Nëse e do veten, çka pastaj? Ti vjen në vend të parë”, ka thënë Miley ndërkohë që ka shtuar se nuk do të donte të sillte një person në këtë planet ku ka për t’u përballur me kaq shumë paragjykime.