Showbiz

Miley Cyrus bëhet legjenda më e re në moshë e “Disneyt”

Miley Cyrus

Miley Cyrus

Aktorja e njohur, Miley Cyrus, është bërë ylli më i ri në moshë që mori statusin “Legjendë e Disneyt”.

Këngëtarja u bë e famshme pasi luajti në projektin e famshëm filmik “Hannah Montana”, i cili u shfaq në platformën Disney Chanel në vitin 2006, kur ajo ishte 13 vjeç.

Miley Cyrus në vitin 2006

31 vjeçja mori duartrokitje të shumta kur u ngjit në skenë për ta marrë çmimin në Honda Centre në Anaheim të Kalifornisë, vend që njihet si shtëpia e Disnelandit, shkruan BBC.

Atë e solli në skenë këngëtarja e zhanrit country Lainey Wilson e cila këndoi këngën më të popullarizuar të Hanna Montanas, “The Best of Both Worlds”.

“Unë isha vetëm një vajzë e vogël që kishte vendosur një paruke bjonde e po këndonte në një qendër tregtare dhe që kishte një ëndërr të madhe. Por thellë në zemër isha Hannah Montana dhe isha shumë krenare për këtë. Ky çmim i dedikohet Hannas dhe të gjithë adhuruesve të saj të mrekullueshëm dhe të gjithëve që m'i kanë bërë ëndrrat realitet. Që të citoj vet legjendën, ‘Kjo është Jeta’”, ka thënë Miley.

Ylli tutje ka bërë shaka me thinjen “fëmijët e Disneyt krijohen në zyrat e Disneyt në Kaliforni”, duke thënë se “nuk jam krijuar në laborator”.

Ajo i tha audiencës së pranishme se që kur ka luajtur rolin në fjalë, “pak nga gjithçka ka ndryshuar, por në të njëjtën kohë s’ka ndryshuar as edhe një gjë”.

Gjatë fjalimit të saj, të dielën, Miley ka thënë se është “ende krenare që ka luajtur si Hannah Montana”.

Më herët gjatë këtij viti ajo fitoi çmimin e saj të parë “Grammy”, për këngën “Flowers”, e cila moti epitetin kënga e vitit 2023 dhe qëndroi për 10 javë në vendin e parë në top-listën e Britanisë së Madhe.

Përveç Mileyt edhe një tjetër yll u nderua në këtë ngjarje, aktori Harrison Ford, i cili luajti në “Star Wars” dhe “Indiana Jones”. Ai gjithashtu u emërua “Legjendë e Disneyt”, bashkë me aktoren fituese të çmimit “Oscar” Jamie Lee Curtis.

Harrison Ford

Jamie u ftua në skenë nga ylli i filmit “Mean Girls”, Lindsay Lohan, e cila ka luajtur rolin e vajzës së Jamiet në filmin “Freaky Friday” në vitin 2003.

Të dyja do të rimarrin rolet e tyre në një version të ri të filmit që do të realizohet vitin e ardhshëm.

“E vërteta është se legjendat krijohen natyrshëm gjatë edukimit”, i ka thënë audiencës 65 vjeçja.

 

“Legjenda të Disneyt” u shpallën 14 persona.