Showbiz

Mesazhet misterioze të ‘emojieve’ në serialin e Netflixit që shkaktoi debat botëror

Skenë nga seriali "Adolescence"

Skenë nga seriali "Adolescence"

Seriali i suksesshëm “Adolescence” ka nxitur debate mbi radikalizimin e të rinjve në internet, veçanërisht përmes përdorimit të emojive si mesazhe të koduara. Në historinë, detektivi Luke Bascombe (aktori Ashley Walters) fillimisht keqinterpreton disa ‘emoji’ në profilin e Instagramit të presonazhit Jamie Miller, duke menduar se ato janë flirtuese. Por djali i detektivit, Adam (aktori Amari Bacchus), i shpjegon domethënien e tyre të errët, duke zbuluar lidhjen me kulturën “incel” (djemtë që ndihen të margjinalizuar dhe kanë urrejtje ndaj grave) dhe ideologjitë mizogjene, ka shkruar Cosmopolitan.

Pilula e Kuqe 💊

Pilula e kuqe simbolizon “zgjimin” ndaj të ashtuquajturës “të vërtetë” mbi dinamikat gjinore dhe është e lidhur me manosferën—hapësirë toksike online që promovon mizogjininë dhe kundërshtimin ndaj feminizmit. Ky term rrjedh nga filmi “The Matrix”, ku marrja e pilulës së kuqe nënkupton të shohësh realitetin ashtu siç është.

Në “Adolescence”, ky emoji përfaqëson një thirrje për veprim për ata që radikalizohen në këtë ideologji. Sipas Adamit, “Pilula e kuqe do të thotë: ‘E shoh të vërtetën’. Është një thirrje nga manosfera” (Episodi 2).

Dinamiti 💣

‘Emoji’ e dinamitit përdoret për të treguar një “pilulë të kuqe që shpërthen”, që do të thotë se dikush tashmë e ka pranuar plotësisht ideologjinë “incel”. Në serial, ky simbol përdoret për të identifikuar Jamien si pjesë e kësaj kulture toksike.

Sipas Lidhjes Anti-Diskriminim (ADL), “Incelët janë burra heteroseksualë që fajësojnë gratë dhe shoqërinë për mungesën e suksesit të tyre romantik”.

‘Emoji’ 💯 dhe Rregulli 80/20

Adam shpjegon se klasën e Jamiet e ka pushtuar një teori e quajtur “rregulli 80/20”:

-80% e grave tërhiqen vetëm nga 20% e burrave.

-80% e burrave nuk kanë mundësi të gjejnë partnere në mënyrë normale dhe duhet “t’i mashtrojnë” gratë.

Emoji 💯 përdoret për të treguar besimin e plotë në këtë teori. “80% e grave janë të përjashtuara ... kjo që përshkruan se ai është ‘incel’”, thotë Adam gjatë një bisede me babain e tij. (Episodi 2).

Zemrat ❤️💜💛💗🧡

Në “Adolescence”, Adam i shpjegon babait se ngjyrat e ndryshe të zemrave kanë kuptime të ndryshme në bisedat online:

-❤️ (Zemra e Kuqe) – Dashuri

-💜 (Zemra ngjurë Vjollcë) – Tërheqje seksuale

-💛 (Zemra e Verdhë) – Interes romantik (“A je i interesuar?”)

-💗 (Zemra Rozë) – Interes romantik, por jo seksual

-🧡 (Zemra e Portokali) – Inkurajim (“Do të jesh mirë”)

Këto nuanca tregojnë se komunikimi mes të rinjve në rrjete sociale ka një kod të fshehur që shpesh të rriturit nuk e kuptojnë.

Fasulja – Simbol i “Incel”

‘Emoji’ e fasules përdoret si një simbol i fshehur për t’u identifikuar brenda komunitetit “incel”. Kjo mund të lidhet me ngjashmërinë e saj me emojin e kokrrës së kafesë, e cila është përdorur në platforma si “4Chan” dhe “Reddit” për të denigruar gratë.

Rëndësia e këtyre ‘emojive’

Seriali “Adolescence” thekson sesi të rinjtë përdorin rrjetet sociale për të komunikuar në mënyra të cilat shpesh i shpëtojnë vëmendjes së të rriturve. Seriali ngre alarmin për rrezikun e radikalizimit në internet dhe thekson nevojën për edukim mbi mënyrat e reja të komunikimit digjital.

“Prindërit duhet të jenë të informuar për këto aplikacione “ Snapchat”, “YouTube”, “Instagram”, “TikTok” – sepse fëmijët e tyre kalojnë orë të tëra në to”, ka thënë aktivistja Soma Sara, ka raportuar The Guardian.

LEXO EDHE: